Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se është takuar me udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.
Ndër të tjera, ministri ka shkruar se në këtë takim ata kanë biseduar rreth bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në fuqizimin e platformës për njohjen e punës vullnetare.
Postimi i plotë:
“Sot prita në takim udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.
Në këtë takim biseduam rreth bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në fuqizimin e platformës për njohjen e punës vullnetare.
Realizimi i projekteve të përbashkëta me UNICEF-in, konsiston edhe me politikat tona si Ministri dhe ky bashkëpunim ka sjell sukses në aktivizimin e rinisë. Përmes realizimit të projekteve të tilla, ne po përmbushim edhe zotimet tona për përfaqësim të interesave të rinisë së vendit”, ka shkruar ministri Gashi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.