MKRS-ja e interesuar që këtë vit të përfundojë ndërtimi i fushave të tenisit në Gjakovë

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 14:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pas nënshkrimit të memorandumit për përfundimin e fushave të tenisit ka inspektuar punimet në ndërtimin e këtyre fushave, raporton Ekonomia Online.

Ajo u shpreh se 70% e punëve në objektin përcjellës janë kryer kurse sipas dinamikës të punës punëkryerësi i njoftoi se sivjet ky projekt do të përfundojë.

“Në Gjakovë po vazhdojmë duke i inspektuar punimet në fushat e tenisit. Projekti me fusha është në përfundim e sipër  punëkryerësi na tregoi se 70% e punëve janë kryer janë katër fusha të tenisit edhe kryetari është shumë i interesuar që kjo të përfundojë. Ministria është e interesuar që nëse ka nevojë për ndonjë objekt shtesë të ndihmojë”, tha ajo.

Kryetari i Gjakovës,  Ardian Gjini tha se këto fusha do tu shërbejnë jo vetëm qytetarëve të Gjakovës por edhe gjithë Kosovës në garat ndërkombëtarë në të ardhmen.

“E falënderoj ministren që është interesuar që ky projekt të përfundojë sivjet.  Është një projekt shumë atraktiv shumë i mirë nuk do të jetë në shfrytëzim vetëm të Gjakovës por shpresoj shumë edhe të gjithë Kosovës”, tha Gjini.

Të ngjashme