Në vazhdën e investimeve të shumta nëpër komunat e Kosovës, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, qëllimi i të cilit është përkrahja financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit në Viti. “
MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa Komuna e Vitisë 200 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u shprehën se ky investim, ka një rëndësi të madhe për këtë komunë, sidomos për sportistë e saj. Shala dhe Haliti më tej e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, edhe në projekte tjera të rëndësishëm, të cilat, siç u tha, me finalizimin e tyre, do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve më të mira për sportin dhe kulturën në këtë vend.