MKRS-ja ndan 604 tituj librash për 32 biblioteka

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 14:12 | Nga Futruna Zejnullahu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së librave për 32 biblioteka komunale, ku për secilën bibliotekë janë dhuruar 604 tituj, duke përfshirë autorë të ndryshëm, raporton Ekonomia Online.

Ndarja u bë nga fondi i Ministrisë së Kulturës, Rinës dhe Sportit. Zëvendësministrja e kësaj ministrie, Daulina Osmani tha se ky aktivitet është i përvitshëm dhe shërben për pasurimin e fondit bibliotekar në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

“Mbi 30 biblioteka të Kosovës duke përfshirë edhe bibliotekën e Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit nga sot do të kenë nga 604 tituj më shumë në dispozicionin e tyre për lexuesit. Dhurimi i këtyre titujve nga MKRS për bibliotekat e vendit nuk nënkupton vetëm pasurimin e denjë dhe koleksioneve por nënkupton edhe investim në dije dhe lexueshmëri e në pasurimin e ofertës sonë që ua bëjmë lexuesve dhe adhuruesve të librit”.

“Rritja e numrit të librave që po dhurohet sivjet përveç që është akumulim e një vlerë të librit ku përgjatë dy viteve njëkohësisht janë edhe si rritje e vazhdueshme të mbështetjes dhe vëmendjes së MKRS-së, nga një fond fillestar që e kishin prej njëqind e gjashtëdhjetë mijë eurosh për librin e vetëm një milionë euro duke përfshirë blerjen botimin dhe mbështetjen direkte të autorit” tha ajo.

Drejtoresha e Komisionit të Librit, Nerimane Kamberi, foli për buxhetin që tha se po rriten cdo ditë për librin, raporton EO.

“Në mbledhjen e parë që e patëm me ministrin u fol për buxhetin që është rritur që është një lajm i mirë sepse vazhdimisht po flitet për krizën e librit kështu që libri, lexuesi nuk janë në krizë, por sigurisht kemi sfida të shumta edhe këshilli.

“… d.m.th të gjithë anëtarët gjithmonë bashkë me mua dhe sigurisht edhe me mbështetjen e personelit të ministrit do të punojmë që me atë buxhet të promovojnë edhe më shumë librin dhe sigurisht që ky donacion është edhe një dëshmi i punës që është bërë”, tha Kamberi.

Të ngjashme