Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka ndarë çmimet vjetore për teatër, raporton Ekonomia Online.
Çeku ka theksuar rëndësinë e teatrit dhe ka falënderuar artistët për përkushtimin e tyre në shërbim të publikut.
“Kjo ditë ka simbolikën e vet sepse është Dita e Teatrit dhe shpreh falënderimin e sinqertë për të gjithë ata që e mbajnë teatrin gjallë dhe i shërbejnë publikut artdashës. Faleminderit për punën, përkushtimin, angazhimin dhe sakrificën. Me shumë përkushtim ju i shërbeni skenës dhe teatrit. Juria që i ka shqyrtuar përbërjen e çmimeve ka bërë një punë objektive dhe jo të lehtë”, ka thënë Çeku.
Çeku ndau çmimet vjetore për veprën jetësore, të cilin e mori Canka Perri.
Çmimi për shfaqjen më të mirë iu dha Teatrit Kombëtar të Kosovës me shfaqjen “Martesa”.
Çmimin për regjinë më të mirë në Teatrin Kombëtar e mori Erson Zymberi.
Çmimi Kombëtar për aktorin më të mirë iu nda Shpëtim Selmanit.
Çmimi për prezantimin ndërkombëtare Qendra Multimedia.