Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi ka vizituar komunën e Obiliqit ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi.
Gashi pas takimit ka bërë të ditur se ministria që ai drejton po investon në Obiliq 750 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë se Kulturës.
Ai ka shtuar se bashkë me komunën do të ndajnë parcelat për ndërtimin e tri fushave sportive ndihmëse, ku njëra prej tyre do të bashkëfinacohet nga UEFA, raporton Ekonomia Online.
“MKRS është duke investuar në ndërtimin e Shtëpisë se Kulturës një projekt rreth 750 mijë euro dhe besoj se jemi tek faza e fundit e realizimit të këtij projekti, jemi këtu për të vizituar më afër kryetarin por edhe për të vizituar këtë objekt”.
“… më e rëndësishmja për të përgëzuar kryetarin për përkushtimin e tij për ndarjen e hapësirave për lokacionin tre fushave ndihmëse që është njëri ndër projektet më të madha kapitale që e financon UEFA”, tha Gashi.
“Është një projekt i përbashkët tre palësh mes MKRS, komunës së Obiliqit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, punimet do të i menaxhoj federata, ndërsa financimin do ta bëj UEFA”.
“Ajo që është më rëndësi kryetari dhe ministria kanë qenë të përkushtuar që në afat rekord të sigurohet edhe hapësirën edhe parcelën në mënyrë që të sigurojmë këtë investim pasi që do të jetë njëri prej investimeve më të mëdha në komunën e Obiliqit në infrastrukturën sportive”, tha ai.
Gashi tha se kryetarit të Obiliqit i ka ofruar mbështetjen e vazhdueshme në projektet tjera të cilat janë të rëndësishme për kulturën, sportin dhe rininë e kësja komune.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se po ndjehet mirë për këtë investim dhe ndihmë që po i bëhet komunës së Obiliqit në infrastrukturën sportive.
“Biseduam për dy tema të rëndësishme që janë për qytetarët e Obiliqit, njëra është temë e cila është përfituese pothuajse e tërë Kosova kanë të bëjnë me kulturën dhe sportin. Shtëpinë e Kulturës kemi filluar një projekt madhor dhe shumë i domosdoshëm për qytetarët e Obiliqit, bashkëbiseduam me ministrin që të vazhdojmë edhe më tutje me përmbylljen e këtij projekti”, tha Gashi.
Kryetari Gashi foli edhe për investime në stadiumin “Agron Rama”, ku do të investohen rreth 3 milionë euro nga UEFA, raporton EO.
“Biseduam edhe për stadiumin ‘Agron Rama’, i cili do të ndërroj karakterin e punës së saj dihet falënderuar ministrin për angazhimin e madh që ka pasur rreth memorandumit të mirëkuptimit edhe me federatën e Kosovës me qëllim që të krijohen mundësitë e investimit, rreth 3 milionë investim fillestar për UEFA-n dhe jemi mirënjohës për këtë ndaj MKRS”, tha ai.
Ministria ka vazhduar vizitën për në Shtëpinë e Kulturës e më pas i është bërë vizitë edhe Stadiumit “Agron Rama” ku pritet të investohet nga UEFA.