Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar kontrata me më shumë se 50 OJQ përfituese të granteve në sektorin e rinisë, nga shpalljet e fundit publike në tematikat: kulturë, sport, rekreacion, siguri njerëzore, edukim shëndetësor, fuqizim dhe pjesëmarrje të të rinjve, parandalim të ekstremizmit.
Ministri Kujtim Gashi tha se realizimi i këtyre projekteve ka për qëllim fuqizimin e rinisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Ne do ta ndjekim një praktik të re qe ka për qëllim të gjitha projektet që kanë në fokus rinin ti bëjmë në mënyrë ceremoniale edhe për të qenë transparent për çdo cent që shpenzohet për organizata rinore”.
“Kërkoj nga ju që gjatë implementimin të projekteve të kemi impakt. Kjo ka qenë një fazë e re në ministrin e Kulturës dhe jemi duke biseduar që ta ristrukturojmë këtë departament për shpërndarjen e granteve”.
Gashi shtoi se këto projekte janë pjesë e strategjisë për rininë. Madje ai premtoi se në pjesën e dytë të këtij viti do të lansohet fondi për të rinj, raporton EO.
“Është fat i madh që në Kosovë do të kemi një kamp për të rijnë, dhe ky projekt ka marrë dritën jeshile ku kemi ndarë një pjesë toke në Gjakovë ku do të jetësohet kampi. Është me rëndësi të theksohet që pos komunitetit të shqiptarëve pjesë e këtyre projekteve janë edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë”.
“Këto projekte rrjedhin nga strategjia e rinisë. Unë zotohem para jush që do të jemi bashkë posaçërisht në pjesën e dytë të këtij viti në projektin e quajtur fondi për të rijnë”, tha ai.
Xhevat Bajrami drejtor i departamentit për Rini në Ministri të Kulturës, tha se kjo ministri ka në fokus rinin dhe zhvillimin e saj.
“Departamenti i rinisë është departament qe funksion në kuadër të MKRS. Të gjitha aktivitetet që sot do të nënshkruajmë bëhen bazuar në nënshkrimin e kontratave që janë bërë në departamentin tonë. Rinia është fokus dhe problematika më e madhe e rinis është punësimi”.