Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht i ka dërguar shkresën Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast e ka njoftuar atë se nuk është licencuar.
Hapi i parë që ka bërë MKRS në këtë drejtim është ndalimi i ligjit për sponsorizimit të klubeve futbollistike duke iu lëshuar atyre këtë vendim.
“Kanal10” merr vesh ekskluzivisht që disa klube të Superligës janë kthyer mbrapa nga MKRS duke mos ua pranuar dokumentet për sponsorizim.
MKRS pritet t’i dërgojë vendimin edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i njoftuar se klubet nuk mund ti thërrasin policët për sigurimin e ndeshjeve të organizuara nga FFK.
Për më tepër MKRS pritet t’i dërgojë shkresë zyrtare edhe komunave për të ndaluar shfrytëzimin e objekteve sportive për klubet futbollistike, pasi që FFK nuk është licencuar.