MMPH dhe Ambasada Suedeze thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 17:27 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim Ambasadorin Suedez në Kosovë  Henrik Nilsson, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i ambasadës që përcjellin projektet e financuara nga Suedia.

Ministrja Reshitaj pasi prezantoi prioritetet dhe veprimet e sajë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, falënderoi shtetin Suedez për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e në veçanti në fushën e mjedisit, me ç ‘rast vlerësoi se Suedia është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur sa i përket çështjes së mjedisit dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Ministrja po ashtu shfaqi shqetësimin e saj meqë nuk ka informata për burimet ujore që ka Kosova që nga viti 1984 dhe se është e interesuar që të fillojë me hulumtime për të vrojtuar situatën aktuale të kapaciteteve ujore që ka Kosova.

Nga ana tjetër Ambasadori Nilsson theksoi bashkëpunimin e mirë afatgjatë që ekziston mes Suedisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike janë fushë e një rëndësie të veçante dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për arritjen e suksesit.

Më tutje Ambasadori Nilsson, përmendi mbrojtjen e mjedisit si një fushë shumë të rëndësishme për integrimet Evropiane të Kosovës. Ambasadori Nilsson theksoi poashtu që të adresohen çështjet mjedisore, është e rëndësishme që të përfshihet popullata lokale nga të gjitha komunitetet lokale. Për Qeverinë Suedeze mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike janë prioritet i lartë.

Suedia është duke punuar në procesin e një bashkëpunimi të ri katër vjeçar të mbështetjes institucionale mes Agjensionit Suedez për Mbrojtje të Mjedisit dhe Agjensionit për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës e planifikuar të fillojë vitin tjetër.

image2.jpeg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme