Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryeshefi i Kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës, raporton Ekonomia Online.
Matoshi tha se MMPH-ja investon edhe 750 mijë euro për ujësjellësin në 28 fshatra të Gjakovës.
“Sot me kryeshefin KRU ‘Gjakova’ nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e ndërtimit të ujësjellësit për 28 fshatra”.
“Vjet kemi investuar më 200 mijë euro, këtë vit 750 mijë euro përmes këtij memorandumi. Uroj që ky investim të përfundoj në kohë, jam i lumtur që po nënshkruhet ky memorandum”.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar Ministrin Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në 123 fshatra të Gjakovës, që sipas tij, do të furnizoj me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë.
“E falënderoj ministrin për të gjitha që i ka bë deri më tani më herët me 200 mijë euro dhe tash me 750 mijë euro. Këtë vit qytetarët kanë me qenë me ujë të pijshëm”.
“Është një projekt madhështor komuna e Gjakovës asnjëherë nuk ka pas kësi projekti po shkon ky projekt në bjeshkë me 10 kilometra, prandaj e falënderoj ministrin”.