Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e përfaqësuar nga zyrtarë të saj, ka marrë pjesë në Këshillin e 8-të Botëror të Ujërave që po zhvillohet në Marsejë të Francës.
Këtë e bëri të ditur këshilltari i ministrit, Fatmir Matoshi, Nazmi Sejdi Krasniqi, i cili ka njoftuar se kanë votuar për kandidatët e rinj në të gjitha kolegjet.
Postimi i plotë:
“Me autorizimin e Ministrit z.Fatmir Matoshi dhe me ftesë të z. Benedito Braga, president i Këshillit Botëror të Ujit, përfaqësuam Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Këshillin e 8-të Botëror të Ujërave që po zhvillohet në Marsejë të Francës. Sot, përveç diskutimit të strategjisë së kaluar dhe të ardhshme (2019-2021) të ujit, ne si antarë me të drejtë vote, votuam për kandidatët e rinj në të gjitha kolegjet. Shumë shtete dhe organizata mike të Kosovës janë përzgjedhur në të gjitha kolegjet Këshillit Botëror të Ujit.
Këtë ngjarje e kam shfrytëzuar edhe për të kërkuar mbështetje më të madhe në sektorin e ujit për Kosovën, nga organizata e qeveri të ndryshme të botës”.