Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot, është takuar me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me ç ’rast kanë diskutuar për projektin “ Hidrosistemi Kikë- Kremenatë” i cili financohet nga MMPH-ja.
Gjatë këtij takimi, u.d ministri Matoshi dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kastrati kanë rënë dakord që në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, të ndërtohen tri stacione hidrometrike dhe dy stacione hidrometeoroligjike të cilat parashihet të bëjnë matjen e nivelit të ujërave e cila, e që do të shërbejnë për studimin e fizibilitetit.
U.d ministri i MMPH-së, Matoshi tha se krijimi i rezervave ujore në Kosovë, është prioritet i ministrisë që ai drejton.
“ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të politikave të saja kujdes të vecantë do ti kushtojë krijimit të rerzervave ujore përmes krijimit të digave të reja. Hidrositetimi Kikë- Kremenatë është prioritet i MMPH-së dhe në këtë aspekt ne po ndërmarrim hapa konkret në realizimin e këtij projekti madhor”, tha Matoshi.
U.d ministri Matoshi i premtoi mbështetje të vazhdueshme për Komunën e Kamenicës në projekte që kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pasi falënderoi ud. Ministrin për përkrahjen ka vlerësuar si të domosdoshme ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë – Kremenatë”.
“ Ne e kemi bërë strategjinë për zhvillim për ujëra në Kosovës ku është paraparë vendosja e tri stacioneve ujëmatëse dhe të shiut që do të bëjnë matjen në periudhë një vjeçare”, tha Kastrati.