MMPH ndan 150 mijë € për rregullimin e lumit Sitnica

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 09:45 | Nga

Marrëveshje e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rregullimi i lumit Sitnica”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komuna e Fushë-Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për projektin “Ndërtimi dhe rregullimi i lumit Sitnica”.

Projekti në fjalë ka vlerë parallogaritare prej 150 000 euro.

MMPH-ja do ta financojë këtë shumë të tërësishme, ndërsa nga kjo shumë do të financohet hartimi i projektit për të cilin obligohet MMPH-ja, kurse zbatimin e projektit do ta bëjë Komuna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme