Mobilizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Ferizaj, apelohet që të mos shkaktohet panik

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtues të institucioneve shëndetësore në Ferizaj u mblodhën mëngjesin e sotëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ishte drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri, drejtorja e IRSHP-së, Sevdije Mehmeti Topalli dhe përfaqësues e drejtues tjerë njësish specialistike që ishin mbledhur për të diskutuar masat mbrojtëse kundër CoronaVirus-it (Covid-19) nga ana e institucioneve lokale.

Nga biseda e gjatë mes profesionistëve, doli konstatimi se janë duke u aplikuar masa shtesë të kontrollit e kujdesit shëndetësor në të gjitha institucionet e njësitë shëndetësore përveç orarit të rregullt edhe kujdestarive, se që nga 27 shkurti ekipet mjekësore janë në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, në Han të Elezit që të parandalohet shpërndarja e virusit nga shtetasit që qarkullojnë përmes kësaj pike kufitare, se janë pranuar furnizimet me materiale e pajisje të nevojshme të ndara nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e kësaj situate, se do të ndërpriten përkohësisht vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë, reduktimi i përcjellësve të pacientëve në rastet e kontrolleve shëndetësore si ngritja e nivelit të higjienës në ambiente punuese.

Profesionistët shëndetësor apeluan tek qytetarët që të ruhet qetësia, mos të shkaktohet panik e panevojshme në mesin e qytetarëve dhe se përgjegjësit janë në nivel të detyrës për përballimin e situatës.

Të ngjashme