Tifozët e Prishtinës “Plisat” janë mobilizuar për të ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Besnik Qazimi nga tifozët “Plisat” u shpreh pwr EkonomiaOnline se janë në përkrahje të qytetarëve të Shqipërisë dhe kjo iniciativë është pritur shumë mirë.
“Kjo është një iniciativë e të gjithë ‘Plisave’ poashtu e kanë përkrahur të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe qyteteve thera për me ju ndihmua qytetarëve të Shqipërisë, gëzimi ynë është i përbashkët poashtu edhe hidhërimi”, tha ai.
Hamit Bajrami, qytetar i cili dhuroi të holla tha se përmes kësaj humanitetit njerëzit tregojnë anën e tyre të mirë.
“Kjo iniciativë është shumë e mirë sa më shumë njerëzit të bashkohen, me bë humanizëm është shumë mirë. Më ka ardhur shumë keq kur kam dëgjuar por kjo vjen prej zotit dhe nuk mundemi me e ndal, sa të kemi mundësi është mirë të ndihmojmë”, tha ai.
Plisat bëjnë thirrje tek të gjithë ata që kanë mundësi të japin ndihma, të drejtohen tek sheshi “Zahir Pajaziti”.