Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë gjithëpopullore për ditën e sotme.
Ata kanë kundërshtuar votimin e projektligjit që i përjashton pensionet e veteranëve nga rritja e pagës minimale, derisa kanë paralajmëruar protestë masive.
Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi.
Para nisjes së protestës, forca të shumta të Policisë janë parë të pozicionuar Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.