Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

Prishtinë | 02 Tet 2026 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj po qëndron në Kosovë ku po merr pjesë në konferencën e organizuar nga “Fondacioni Jahjaga”.

Çunmulaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se konferenca të tilla për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe trajnimin e tyre në STEM, teknologji dhe IA që kanë për qëllim edhe punësimin e tyre janë gjithmonë të mirëseardhura për të për të bashkëpunuar dhe marrë pjesë.

“Gjithmonë them që janë disa telefonata që në çdo moment të vie ti nuk u thua jo, presidentja Jahjaga është një ndër ato telefonata, natyrisht që kur më bëri ftesën i thash që me plotë kënaqësi do të jem aty… Kemi bashkëpunuar me Fondacionin Jahjaga me fondacionin tim sa i përket fuqizimit të gruas, për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe ku më mirë se në një konferencë sikur kjo në një nivel kaq të lartë që po surprizohem me çdo panel më shumë e më shumë, të bëjmë një lajmërim të bukur, një lajmërim për të gjitha vajzat që janë të shkolluara që ndoshta është shumë më vështirë të gjejnë punësim këtu në Kosovë, t’i trajnojmë ato të mësojnë edhe sektorin e STEM, teknologjisë, IA që në fakt është ardhmëria jonë dhe pse jo të mos trajnohen këtu në Kosovë dhe të punësohen brenda Kosovës ku është nevoja, por natyrisht të punojnë edhe remote”, tha ajo.

Të ngjashme