E emocionuar, modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj udhëtoi 22 orë me avion nga SHBA-ja drejt Malit të Zi për votuar sot në zgjedhjet parlamentare. Në një prononcim për mediat, ajo ka ftuar të gjithë shqiptarët që të votojnë shqip për të mbrojtur identitetin e tyre dhe të mburren për përkatësinë. Çunmulaj u shpreh se e mira do të ishte që shqiptarët të ishin bashkë në një listë të vetme dhe jo të përçarë, pasi ashtu zëri i tyre do të ishte më i fortë.
“22 orë udhëtim me avion, por mburrem që jam shqiptare, që kam të drejtë me votuar në Malin e Zi si shqiptare. Mburrem që jam prej Malit të Zi, por jam shqiptare e Malit të Zi. Dua që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë shqiptarët e Malit të Zi, i kanë të drejtat e veta, i kanë librat në shqip, i kanë rrugët e mira, të bashkohemi, se për besë pa njëri tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Kur kam qenë fëmijë në shkollë kam ecur dy orë në këmbë për të shkuar, as autobusë për fëmijë, as libra, sot komuna e Tuzit po i blen librat për fëmijë.