Disa javë më parë, Robert Berisha ishte kryefjala e mediave rozë. Kudo shkruhej se ai kishte nisur një lidhje të re me modelen seksi italiane, Maria Bove.
E gjithë kjo nisi pasi Roberti publikoi një video me të, ku ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas modelja i vuri vulën dyshimeve për një lidhje pasi postoi në rrjete sociale një video duke shkëmbyer puthje në buzë me këngëtarin.
Më vonë modelja publikoi dhe video të tjera, që na bënë të besonim se ata kishin nisur një lidhje të vërtetë me njëri-tjetrin. Në njërën nga videot Roberti shihej duke i fërkuar asaj këmbët, ndërsa në një tjetër shfaqeshin afër njëri-tjetrit teksa këngëtari bënte shprehje të ndryshme në fytyrë.
Më vonë “Prive” mësoi se mes tyre nuk kishte asgjë serioze. Media rozë raportoi se ata thjesht kaluan disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se Roberti vazhdon të jetë beqar. Ndërkohë këtë gjë e ka konfirmuar mbrëmjen e sotme edhe vetë Maria Bove.
Ajo ka zhvilluar një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj në Instagram dhe të gjithë e kanë pyetur nëse mes saj dhe Robertit ka një romancë.
“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane.