Modelja ruse, Ariana Lirey, prej kohësh ka zënë vend në mediat shqiptare e faqet rozë.
Kjo për shkak të lidhjes së shumëpërfolur me reperin Don Xhon, me të cilin ishte bashkë për afro një vit.
Edhe pas ndarjes, ish-çifti kanë qenë në vëmendje për shkak të raportit të tyre e po ashtu edhe për ‘kunjat’ që Lirey hodhi në drejtim të tij.
Së fundmi artisti nga Drenica lansoi këngën e re “Hala” në bashkëpunim me Era Istrefin, ku në një pjesë të tekstit thotë “E bukur o si ruse”.
Për fansat kjo u cilësua si një dedikim për ish-partneren e tij, e cila është ngë Rusia
Ariana kësaj radhe është pyetur nga një ndjekës se a e ka dëgjuar këngën e Don Xhonit dhe për etiketimin që kishte bërë.
“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës zeshkania iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.