Shahira Yusuf është modelja myslimane me shami që me deklaratën e saj ka thyer rrjetin.
“Unë nuk jam Kenndal Jenner por jam një vajzë myslimane me ngjyrë nga lindja e Londrës, dhe do të triumfoj në industrinë e modelimit”.
Ajo thotë se industritë e modës nuk janë ende gati për të pranuar diversitetin. E lindur në Somali, 20-vjeçarja thotë se do të sjellë stuhi në fushën e modës.
Nuk do të jetë si gjithë modelet e tjera ajo do të bëjë ndryshim dhe sigurisht të bëjë krenarë ata që e kanë mbështetur. Shahira ka shumë besim tek aftësitë e saj, e tregon se të gjitha vajzat në botë janë të bukura. Ato nuk kanë nevojë të ndjekin një stil apo një lloj bukurie pasi secila është e bukur në formën e saj. Për të është e rëndësishme që vajzat të jenë unike.