Moderatorja e njohur e Tv Klan, Katerina Trungu, ka ndarë sot një rrëfimi në program e saj “Shije shtëpie” që lidhet me faktin që ka patur vetëm një njeri në jetën e saj i cili sot është bashkëshorti i saj…por kjo e ka bërë të paragjykohet.
Duke nënvizuar se nuk ka asgjë të keqe të kesh disa partnerë, ajo i përçoi mesazh të rinjve se duhet të mendohen mirë se kujt ia japin veten e tyre.
“Ne duhet të mendojmë vajzat të mendojnë hapin që ato hedhin për një partner, tjetër gjë se ai nuk do jetë… nuk po them se do jetë ai bashkëshorti se ka edhe një lloj paragjykimi nga disa individë të cilët, ti po të kesh patur fatin të kesh patur një individ në jetën tënde të quajnë mesjetare dhe të prapambetur, më ka ndodhur edhe mua të ma kenë bërë këtë gjë.
Unë nuk e kam problem, për mua është fat, kaq e quaj unë, për fat të mirë kam gjetur individin, njeriun që unë kam dashur të kem në jetën time dhe që është ai bashkëshorti ideal për mua. Por as kjo kategori nuk duhet gjykuar, që ka gjetur një partner në jetë dhe i ka shkuar çdo gjë mbarë, as kategoria tjetër pastaj ta marrin në formën renditi, rreshtoji se nuk ka asnjë gjë se nuk është e pamoralshme.
Vajzat duhet ta mendojnë mirë se kujt i japin, dhe djemtë, se nuk dua ta ndaj vetëm vajzat, duhet ta mendojnë mirë kujt ia japin veten e tyre se nuk është thjesht fiziku, nuk është thjesht himeni kjo që po diskutojmë së bashku. Është edhe gjendja shpirtërore, ti i jepesh atij individi, kryen marrëdhënie me atë”, tha ajo.