Moderatoja është shumë aktive në rrjetet sociale, së fundmi edhe në TikTok ku bëhet pjesë e trendeve më të fundit të platformës.
Ajo ka realizuar trendin viral në TikTok, “Date someone who’s normal”, duke e sjellë sipas versionit të saj.
Përmes versionit të saj, Eva Murati ka zbuluar se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë më tipi i saj.
Kujtojmë këtu që moderatorja ka qënë në lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topatlli, Genarin.
Që kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka nguruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj asokohe.
Ajo ka rrëfyer se është njohur me të kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes. Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes.
@evamurati 😅
♬ original sound – excusemygrandma