“Moderatorja më e mirë sportive në Evropë 2024”, Hygerta Sako: Vlerësim për punën e bërë
Moderatorja e “Rubrikës sportive” në RTSH, Hygerta Sako, është vlerësuar si moderatorja më e mirë sportive e viti në Evropë. Çmimi iu dha nga “Turkiye Europian Awards 2024” në një ceremoni që u zhvillua në Stamboll, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të botës nga biznesi, televizioni, arti dhe muzika.
Në një lidhje Skype për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Sako e konsideroi çmimin një vlerësim të punës së saj dhe një motivim për të bërë gjëra edhe më të mira në të ardhmen.
“Është një emocion e veçantë kur vlerësohesh përtej kufijve. Është një vlerësim shumë i madh ku me një karriere prej 30 vitesh në televizion dhe prej 10 vitesh me kohë të plotë te sporti. Më vjen mirë që pata mundësinë që të shkëmbej njohjen dhe eksperiencën nga vende të tjera të botës dhe nga Turqia. Unë televizionin e dua shumë dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madh dhe kam provuar disa formate nga më të ndryshmet, por futbolli është një dashuri më vete. Ky trofe është një lloj vlerësimi për punën e bërë tani dhe një motivim për të arritur suksese edhe më të mëdha”, tha Sako.
Përtej emocioneve, Sako tha se u entuziazmua edhe më shumë kur në eventin e organizuar në Stamboll takoi shumë personalitete, që kishin origjinë nga Shqipëria dhe e kishin ruajtur gjuhën shqipe.
“Unë e dua profesionin time, e dua futbollin dhe do të jem në Gjermani për të raportuar në Euro2024. Është gjithmonë mirë të njihesh me njerëz të ri dhe kjo komani që organizoi këtë eveniment është shumë e fuqishme dhe ky event përfshin edhe biznesin dhe televizionin. Ajo që më pëlqeu ishe se kishte edhe shumë persona të njohur me origjinë shqiptare, edhe pse kanë lindur dhe janë rritur në Stamboll, ato ruajnë me fanatizëm një shqipe shumë të pastër. Ishte shumë bukur që gjatë gjithë kohës flisja edhe shqip”, u shpreh ajo.
Në fund, trofeun e fituar, moderatorja Sako ia kushtoi të gjithë kolegëve të saj që ka mbi 10 vite që punon në fushën e sportit dhe RTSH e RTSH Sport.
“Ky është një trofe për të gjithë ne, për RTSH, RTSH Sport dhe të gjithë kolegët që kam punuar në këto vite”, tha Sako./rtsh.al/