Malen Dolar, profesor e hulumtues i filozofisë, si pikënisje të modernizmit e konsideron vitin 1913. Ndërsa fundi i modernizmit, sipas tij, ka ndodhur në vitin 1989, bashkë me vdekjen e Samuel Beckett.
Duke vënë në pikëpyetje se si modernizimi u zhvillua në art dhe çfarë roli luajti në shoqëri, bashkë me figurat kryesore që e krijuan këtë frymë, ai ngjall pyetje, propozime dhe jep përkufizime. Por nuk jep përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.
Teksa udhëton nëpër kohë, duke përmendur momente ikonike që do të shënonin kthesë në historinë e artit modern, prej muzikës e deri tek letërsia, Dolar mëton ta krijojë një koncept të gjerë dhe kontekst për të kuptuar më mirë projektin modernist.
Duke marrë si pikënisje vitin 1913, i cili duket si një koncentrim i jashtëzakonshëm i filleve të modernizmit, ai përmend personalitete si Malevich, Kandinsky, Duchamp, Schönberg, Stravinsky, Apollinaire, Pound, Rilke, Gide, Proust, Joyce, Pessoa, Kafka, Freud. Të gjithë këta, në forma të ndryshme, kanë shkruar, publikuar, ekspozuar, performuar disa nga punët e tyre kryesore gjatë atij viti.