Sipas rezultateve paraprake pas fillimit të numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Indi, Partia Popullore e Indisë (BJP) e kryesuar nga kryeministri Narendra Modi ka shënua fitore me një epërsi të theksuar.
Në një deklaratë nga Komisioni Zgjedhor vërehet se partia e Modit, BJP, ka marrë 294 nga 542 vende në Kuvendin Popullor (Lok Sabha) që është Dhoma e Ulët e Parlamentit.
Në deklaratën e Komisionit nuk është theksuar se sa për qind e votave janë numëruar.
Zgjedhjet parlamentare në Indi të cilat janë zgjedhjet me afatin e zhvillimit më të gjatë në botë zhvillohen në 7 faza (periudha) ndërsa të drejtë vote kanë rreth 900 milionë qytetarë.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi kryeministrin indian, Narendra Modi dhe partinë e tij nacionaliste hindu, BJP, për fitoren e madhe të arritur gjatë zgjedhjeve legjislative, që sapo i dhanë një mandat të dytë Mdoit.
“Gjëra të mëdha presin partneritetin indo-amerikan me rikthimin e kryeministrit Modi në krye”, deklaroi presidenti amerikan.