Modric largohet nga skuadra në minutën e fundit, s’luan kundër Osasunës

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric do të mungojë në sfidën e sotme në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 11 në La Liga.

Luka ishte i ftuar për këtë takim, por Reali sapo ka njoftuar se ai është larguar nga skuadra, duke mos treguar diçka më shumë.

Nga mediat në Itali ka zëra se Luka ka ndjerë disa shqetësime dhe Carlo Ancelotti nuk e sheh të nevojshme të rrezikojë pasi mund të startojë me Asension, Camavingan apo edhe Blanco.

Kujtojmë se Realit i mungon Fede Valverde, pasi u dëmtua ditë më parë në El Clasico.

Mesfushori ka probleme me ligamente, por nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të tyre, nëse do të mungojë gjatë, por i ka shpëtuar lëndimit më të tmerrshëm dhe më të rëndë për një futbollistë, këputjes së ligamenteve të gjurit.

Ndeshja me Osasunën zhvillohet nga ora 21:30.

Të ngjashme