Modric ka studiuar gjithë mëngjesin penalltitë e Schmeichelit dhe përsëri dështoi.
Luka Modric i ka studiuar me orë rë tëra penalltitë e Kasper Schmeichel, por sërish humbi betejën ndaj tij.
Ylli i Kroacisë humbi penalltinë pak minuta para fundit të shtesës së dytë, derisa ishte duke e humbur edhe atë në goditjet e 11-metërshave, përcjellë “Lajmi.net”.
“Ishte mënyra më e rrezikshme dhe më e vështirë për të kaluar në çerekfinalet e turneut dhe jam ende shumë i nervozuar për atë gabim nga pika e penalltisë, në kohën shtesë”, deklaroi Modric.
“Kur mendoj që kam qëndruar gjithë mëngjesin përpara ndeshjes duke studiuar se si mund t’i shënoj Schmeichelit dhe pashë që sërish më mposhti, më nervozon. Gjithsesi, e rëndësishme është që në fund arritëm objektivin”, shtoi ai.