Luka Modriqi raportohet se ka vendosur të zgjasë kontratën me Real Madridin, pavarësisht interesimit nga Interi e Juventusi.
Fituesi i Topit të Artë ishte afër kalimit tek Interi gjatë verës, por “Mbretërit” nuk lejuan largimin e tij.
Me një transferim të kroatit ishte lidhur edhe Juventusi.
Gjithsesi, sipas “AS”, Modriqi ka vendosur të mbesë te Reali me kontratë të re e pagë më të majme.
Kontrata aktuale e tij me Realin përfundon në qershor të vitit 2020 ndërsa zgjatja mund ta mbajë në Madrid edhe për dy vjet më shumë.