Kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini ka arritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brijunit, njofton Klan Kosova.
Me të mbërritur në kryeqendrën shqiptare, ajo është nisur drejt kryeministrisë ku do të takohet me shefin e qeverisë atje, Edi Rama.
Në Tiranë po qëndron edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithashtu do të zhvillojë një takim me shefen e diplomacisë evropiane.
Takim me të do të ketë edhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.