Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, ka thënë se BE’ja e mbështetë plotësisht marrëveshjen ndërkombëtare me Iranin dhe dëshiron që fuqitë rivale t’i shmangen ndonjë eskalimi të mëtutjeshëm.
Mogherini tha se BE’ja do t’i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme në mënyrë që t’i shmanget ndonjë eskalimi të situatës, raporton Reuters.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim marrëveshjen me të gjitha instrumentet që kemi dhe me vullnetin tonë politik” tha ajo.
Mogherini këto fjalë i tha para takimit me ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, të cilat gjithashtu janë nënshkruese të marrëveshjes.
Ndërsa sot gjatë ditës, Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, pritet që të arrijë në Bruksel, ku temë e bisedimeve gjithashtu do të jetë edhe marrëveshja e Iranit, të cilën SHBA’ja nën administratën e presidentit të saj, Donald Trump, e ka tërhequr nënshkrimin.