Zaev tha se Qeveria që ai drejtonpret që në gjysmën e dytë të këtij muaji të marrë rekomandim të pastër nga komisioni evropian, që do të krijonte kushte për marrje të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.
Zaev është shfaqur optimist edhe për çështjen e emrit, ndërkaq beson që rezoluta e Kombeve të Bashkuara do të kalojë, madje edhe me pëlqimin e Kinës dhe Rusisë, duke i konsideruar ato si vende mike të Maqedonisë, raporton ALsat-M.
Kryeministri slloven, Miro Cerar tha se Sllovenia e mbështet Maqedoninë në tentimet për anëtarësim në BE dhe në NATO. Të dy kryeministrat folën mbi ngjashmëritë e të dyja vendeve sa i takon tejkalimit të krizave me të cilat janë ballafaquar si dhe reformave në të dyja shtetet. Ata paralajmëruan thellim të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën politike, ekonomike dhe në fushat tjera.