Mogherini e bindur se zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 16:28 | Nga

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Siguri e BE-së, Federica Mogherini, beson se zgjidhja për Kosovën me dialog midis Beogradit e Prishtinës ende është e mundur, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Mogherini tha kështu duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse vazhdon të besojë se BE do të mbështesë zgjidhjen nëse ajo do të jetë shkëmbimi i territoreve, përkatësisht ndryshimi i kufijve.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, pas paraqitjes para gazetarëve të Mogherinit, e pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug nëse pret që rundi i ri i dialogut do të mbahet deri në fund të shtatorit, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga shefja e diplomacisë së BE-së, u përgjigj se “momentalisht nuk mund ta bëjë publike datën mbajtjes së rundit të ardhshëm të dialogut”, transmeton Koha.net. “Po sa ta kemi datën e saktë, do ta bëjë publike”, tha Kocijançiç.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë ka qenë dhe mbetet element thelbësor dhe s’ka ndryshim në këtë aspekt”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Europian.

ë pyetjen e përsëritur nëse një marrëveshje që do të përfshinte ndryshimin e kufijve do të ishte e pranueshme për BE-në, Kocijançiç ka thënë se Brukseli “ka vendosur parametra shumë të qartë”.

“Kjo është marrëveshja që duhet të arrihet me ujdi të ndërsjellë, të jetë e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe që të ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, duhet të jetë e qëndrueshme, realiste dhe e zbatueshme. Në këtë moment nuk ka marrëveshje dhe unë nuk do të spekuloj se çfarë do të përmbajë ose nuk do të përmbajë ajo”, është shprehur Kocijançiç, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme