Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini ka deklaruar sot se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut” për në dhjetor dhe ka theksuar se “kërcim cilësor” në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve pret gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
Mogherini ka thënë kështu gjatë konferencës së shtypit bashkë me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq e cila ka theksuar, njofton agjencia serbe lajmeve Beta, se është arritur marrëveshja që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve të Serbisë e të Kosovës.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të takohet me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ajo është përgjigjur se është në shërbim të qytetarëve serbë dhe nëse kjo kërkohet për interesin e tyre, do të takohet.