Mogherini për aksionin në veri: Kthejuni dialogut, mos e humbisni rastin për integrim

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 14:06 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini tha se aksioni i djeshëm në veri tregon se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese, raporton Ekonomia Online.

Ajo në konferencë për medie bashkë me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, pas publikimit të dokumentit strategjisë së zgjerimit dhe raportin për Kosovën, shtoi se nuk duhet që të humbet rasti për integrim në BE nga të dy shtetet. 

“Kjo na tregon që Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Unë besoj se ajo që ka ndodhur dje është rikujtues për të gjithë ne që ne të gjithë kemi obligim për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës”.

“Pajtohemi se tendencat e të kaluarës për konfrontim apo retorika që nuk janë bashkëpunuese mund të dalin në çdo moment dhe për këtë po them se jemi në udhëkryq. Nëse ndihma që kemi dhënë si BE në rajon nuk përdoret në mënyrë të mençur sot mund t’i përfshijmë këto trende dhe t’i konsolidojmë nëse humbim këtë rast shoh mundësinë e të kaluarës së konfliktit”.

Ajo ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, raporton EO.

“Udhëheqja dhe populli janë të vendosur dhe duan të ecin përpara drejt marrëveshjeve të normalizimit të marrëdhënieve. Theksoj nevojën për heqjen e taksës 100 për qind që qartazi janë kundër marrëveshjeve dhe nuk krijojnë mundësi të tregut të lirë. Jam e gatshme t’i thërras kudo për ti filluar bisedimet dhe jam e bindur se bisedimet mund të fillojë por duhet të merren vendimet”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/302173160716833/

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/hahn-kerkon-qe-prishtina-ta-heq-taksen-dhe-dialogu-me-serbine-te-vazhdoje/

Të ngjashme