Mogherini pret edhe Thaçin e Mustafën

Bruksel | 24 Jan 2017 | 20:10 | Nga

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.

Ky takim i Mogherinit vjen pas takimit që ajo kishtë më herët me palën serbe, ku u takua me presidentin serb, Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq.

Pas këtyre takimeve të ndara të të dyja palëve, Mogherini dhe të dyja palët në këtë dialog pritet të darkojnë së bashku, që ndryshe është quajtur si “darka e pajtimit”.

Nikoliqi dhe Vuçiqi nisin takimin me Mogherinin

Mogher

Në Bruksel ka filluar takimi i krerëve të Serbisë me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Mogherini, pas orës 19, ka nisur takim me presidentin Tomislav Nikolic dhe kryeministrin Aleksandër Vuçiq.

Në orët e mbrëmjes, kryediplomatja e BE-së do të takojë dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Më pas, udhëheqësit e dy delegacioneve do të kenë “një darkë pune”, ku do të jetë dhe Mogherini.

Të ngjashme