Përpara takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së në Luksemburg, shefja e politikës së jashtme te BE-së, Federica Mogherini, ritheksoi nevojën e hapjes së negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryediplomatja europiane kërkoi edhe një herë që vendet anëtare të marrin një vendim pozitiv për të dyja këto shtet. Mogherini kujtoi sesi plot një vit më parë u nesshkrua marrëveshja e prespes.
“Mendoj se duhet ta kujtojmë fuqinë e lidershipit dhe guximit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor. Vendet anëtare duhet ta kujtojnë këtë dhe të vlerësojnë hapat e bëra përpara, sidomos kur në ditët në vazhdim do të merret një vendim i rëndësishëm për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që mendoj se duhet të bëhet sa më shpejt”-tha Mogherimi.
Në takimin e Luksemburgut, ministrat pritën të merren shkurtimisht edhe me Ballkanin. Edhe pse disa vende të bllokut janë shprehur në favor të çeljes së negociatave, atmosfera e përgjithshme nuk duket pozitive përsa i takon një vendimi të tillë, i cili me shumë gjasë, mund të shtyhet shtatorin e këtij viti.
Në një draft të takimit, i cili ka qarkulluar që të hënën për mediat, e që Deutsche Ëelle e zotëron thuhet, se në konkluzionet e takimit të ministrave të Jashtëm vetëm do të theksohet përparimi i bërë dhe vlerësimi pozitiv i përparimit që nga raporti i kaluar. Mundësitë për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut janë mjaft të larta, por ato të Shqipërisë, sic thekson gjigandi mediatk gjerman, janë goditur rishtas nga nje vendim i Qeverisë së Holandës e cila ka vlerësuar se çelja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme. Holanda është kontribuesi më i madh për kokë banori në buxhetin e BE-së dhe shihet si përfaqësues i vendeve të vogla ne Bashkimin Europian.