Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje të dakoridimit në takimin joformal me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiç, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në deklaratën e saj për shtyp, thuhet se palët janë dakoruar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim dhe pajtim.
Deklarata e plotë të Mogherinit:
Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë / Nënkryetare e Komisionit Evropian, priti në mëngjes në Bruksel një takim joformal presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiç, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ata ranë dakord të punojnë për fillimin e një faze të re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit, dhe vendosën që ekipet përkatëse të fillojnë të punojnë për përgatitje. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog pa vonesë.
Përfaqësuesja e Lartë konfirmoi angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor.