Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë nesër Kosovën.
Gjatë vizitës, ajo do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Mogherini po ashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.
Ja agjenda:
E shtunë, 4 Mars 2017
9:00 Takim me Presidentin Hashim Thaçi
9:35 Takim me Kryetarin Kadri Veseli
10:00 Takim me Kryeministrin Isa Mustafa
10:35 Deklaratë për shtyp me Kryeministrin Isa Mustafa
11:00 Takim me udhëheqësit e partive politike