Sot ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë mbledhjen e fundit për këtë vit.
Në këtë takim, krerët e diplomacisë do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Pavarësisht se mediat serbe raportuan që në këtë takim ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për Kosovën, taksën e vendosur prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjës si dhe për formimin e Ushtrisë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht akoma.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar para këtij takimi se sot ministrat e Jshtëm të BE-së do të diskutojnë për zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.
Mogherini po ashtu deklaroi se ky takim në thelb do të trajtojë gjithë botën.
“Agjenda e sotme mbulon në thelb të gjithë botën, nga Venezuela në Iran dhe Ballkanin Perëndimor, në marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan”, ka deklaruar Mogherini.