Mohamed Salah transferohet te Trabzonspori

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pasi ka arritur marrëveshje me Trabzonsporin për t’iu bashkuar skuadrës si transferim i lirë. Lajmi është bërë i ditur edhe nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Sulmuesi egjiptian, 34 vjeç, ishte pa klub pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin në fund të edicionit 2025/26. Ai ka pranuar ofertën e Trabzonsporit dhe do të firmosë një kontratë me vlefshmëri dyvjeçare.

Klubi turk kishte njoftuar prej disa ditësh se bisedimet me përfaqësuesit e Salahut ishin në zhvillim, ndërsa tashmë gjithçka është mbyllur me sukses dhe marrëveshja është finalizuar.

Me këtë lëvizje, Salah i jep fund një epoke të jashtëzakonshme te Liverpooli, ku kaloi nëntë vite dhe u bë një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e “The Reds”.

Gjatë qëndrimit në “Anfield”, ai regjistroi 442 paraqitje, realizoi 257 gola dhe kontribuoi në fitimin e dy titujve të Premier League, një trofeu të Ligës së Kampionëve, FA Cup dhe dy Kupave të Ligës.

Kalimi i Salahut te Trabzonspori konsiderohet si një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në futbollin turk.

Të ngjashme