Mohimi ideologjik i rolit të NATO-s

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 19:36 | Nga Nezir Kraki

Është totalisht e pakuptueshme dhe e papranueshme tendenca e disave (sidomos nga Vetvendosja) për ta relativizuar dhe zbehur rolin e aleatëve tanë dhe të NATO-s në çlirimin e Kosovës.

Mohimi i fakteve për arsye ideologjike është qasje e sistemeve që Evropa i ka provuar gati një shekull rresht. Sisteme të cilat vazhdojnë të lavdohen dhe të rikujtohen si shembuj të barazisë së popujve.

Përralla të thata!

Po si mund të zbehet roli i Amerikës në përkrahjen e përpjekjeve tona për liri?
A ia vlen që për antiamerikanizem anakronik dhe për qefbërje lindore të tregohemi mosmirënjohës ndaj atyre që na dolen krahë në momentet kritike që kishim?

Natyrisht që Jo!

Krahasimi në mes UÇK-së dhe NATO-s është idiot. Vlerësimi i njërës nuk ia humb meritat tjetrës. Të dyja kanë peshë dhe meritë në këtë liri edhe ashtu të ripushtuar nga bandat.

Edhe mohimi i shtetit paralel të viteve 90 është njësoj i palogjikshëm dhe me tendeca ose ideologjike ose partiake. Në konferencën që kisha në Paris, një profesor belg, pas prezentimit tim, më pyeti lidhur me intervenimin e NATO-s. Profesori belg e konsideroi si të padrejtë.

Unë i thash që ai intervenim ishte i drejtë dhe i vetmi që dha sukses të qartë (krahasim me Libi, Siri, Iran etj.) sepse kur lufta dhe intervenimi ndodhen, populli i Kosovës e kishte një projekt të përbashkët, të qartë dhe të dëshiruar. Ai projekt, që ishte në fakt vetëdije dhe përpjekje për liri, u forcua gjatë vieteve 90 dhe morri fizionomi të identifikueshme edhe nga aleatët. Në Libi e Siri nuk kishte projekt të përbashket të popujve përkatës. Prandaj deshtuan intervenimet, dështuan amerikanët.

Tash a duhet, me idenë që të realtivizohet figura e Ibrahim Rugovës, të zbehet komplet përpjekja faktuale, organizative dhe vetdijësuese e projektit të përbashkët të viteve 90?

Mendoj që Jo!

Mendoj që është koha të kalohet në televizor me ngjyra dhe të dilet nga shembujt e sistemeve që nuk funksionuan në asnjë cep të botës. Përndryshe kam frikë se disa n’Kosovë e n’Shqipëri janë në prag të overdozes nga librat e mendimet e Zhizhekut. Dilni pak edhe nga autorë tjerë që e mendojnë konkreten se abstraktja mund ta kënaq shpirtin por nuk ta ndreq jeten.

Kosova ka halle tjera, ato s’janë ideologjike. Njëri ndër hallet e Kosovës është ruajtja e aleatëve. Në s’jemi Kinë as Rusi që të kemi lluks ideologjik dhe t’i shesim mend Parisit ose Washingtonit.

Kadal!

Të ngjashme