Lajmet për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se është i sëmurë rëndë pas një operacioni në zemër nuk janë të vërteta, thanë zyrtarët në Korenë e Jugut.
Titujt që Kim Jong-un ishte “i sëmurë rëndë”, “i ka vdekur truri” ose “po shërohej nga një operacion” gjithmonë ishin të pamundur që të verifikoheshin.
Por zyra presidenciale në Seul ka thënë se nuk ka pasur shenja të veçanta nga Veriu që të tregojnë se 36-vjeçari është “i sëmurë rëndë”.
Nuk është gjithashtu hera e parë që fjalët për shëndetin e tij kanë nxitur shumë spekulime – për t’u hedhur poshtë më vonë.
Kur filluan spekulimet?
Kim Jong-un kohët e fundit nuk mori pjesë në festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit, duke shënuar lindjen e themeluesit të kombit.
Kim Jong-un nuk ka munguar kurrë në atë festë – dhe dukej shumë e vështirë se ai thjesht do të zgjidhte të mos paraqitej.
Në mënyrë të pashmangshme, mungesa e tij nxiti spekulime dhe thashetheme, asnjë prej të cilave nuk është e lehtë për t’u vërtetuar.
Kim Jong-un u shfaq për herë të fundit në mediat shtetërore më 12 prill “duke inspektuar një grup sulmi”. Si gjithmonë, imazhet e portretizuan atë si të qetë.
Po ashtu, dihet se ai kryesoi një takim politik kryesor një ditë më parë, nga tryezat e mediave shtetërore. Por ai nuk është parë që prej asaj kohe.