Mohoi akuzat keqpërdorim, deputetja e PDK-së i reagon sërish Gërvallës

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar kryediplomates Donika Gërvalla Schwarz, pasi kjo e fundit tha se nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent se lërë më 1.1 milion euro.

“Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana Juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur? Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare!”, ka shkruar Shoshi-Musli, duke e postuar dokumentin me të cilin gjatë ditës PDK akuzoi ministren Gërvalla e ministrin Fikrim Damka për keqpërdorim të 1.1 milion euro.

Pas konferencës së PDK-së ka reaguar ministrja e jashtme duke thënë se jo 1.1 milion euro por nuk ka keqpërdorur as 1.1 cent.

No photo description available.

Të ngjashme