Sulmuesi italian, Moise Kean, e konsideron skuadrën Inter Milan si shtëpinë e tij dhe për këtë arsye dëshiron t’i bashkohet asaj.
Marrëdhëniet e 19 vjeçarit me Juventusin janë përkeqësuar dhe për këtë arsye është raportuar se ai do ta braktisë këtë klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa tani babai i futbollistit në fjalë duke folur në emër të birit të tij, ka thënë se ai dëshiron t’u bashkohet Bardh e Zinjve.