Moise Kean i etur për t’u kthyer tek ekipi italian

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, dëshiron të kthehet te Juventusi, shkruan “Calciomercato”.

20-vjeçari që u transferua te klubi anglez nga Juventusi në verën e vitit të kaluar për 28 milionë euro, nuk ka arritur të lërë gjurmë tek Evertoni.

Në 29 ndeshje, ka shënuar vetëm dy gola në Premier League dhe në shumicën e ndeshjeve ka hyrë si zëvendësues, transmeton KOHA.

Për italianin, interesim ka shfaqur edhe Borussia Dortmundi.

Të ngjashme