Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë Millan Mojsilloviq ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ushtrisë i janë ngarkuar detyra të cilat do të përmbushen plotësisht në lidhje me situatën në Kosovë dhe Metohi.
Gjeneral Mojsilloviq për TV Pink, ka thënë se kishte takim kreun e shtetit Aleksandar Vuçiq njëkohësisht komandanti i përgjithshëm, ku tema e këtij takimi ishte situata aktuale në Kosovë.
Mojsilloviq nuk ka zbuluar detajet e këtij takimi.
“Momentalisht ndodhem rrugës drejt Rashkës. Detyrat të cilat i janë ngarkuar ushtrisë dhe mua si drejtues i Shtabit të Përgjithshëm janë preçize, të qarta dhe do të përmbushen plotësisht“, ka nënvizuar Mojsilloviq.
Ky i fundit ka thënë se situata në Kosovë është e mjaft e komplikuar çka kërkon prezencën e ushtrisë në linjën e gjatë administrative.
“Ushtria e Sërbisë është e gatshme të përmbushë detyrat e ngarkuara. Duhet ta dini se në çdo rast Ushtria e Sërbisë do të përmbushë të gjitha detyrat që i ngarkohen“, është shprehur Mojsilloviq.