Moldavia publikon një video para ndeshjes me Kosovën – nga arritja në Prishtinë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Moldavia do të jetë mysafir i Kosovës për përballjen në rrethin e gjashtë të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.

Moldavët në takimin e parë kishin barazuar 1-1 në Palermo të Italisë përballë Dardanëve, pasi nuk kishin pranuar që takimi të zhvillohej në vendin e tyre, shkaku që nuk e njeh pavarësinë tonë.

Sonte, nga ora 20:45, Moldavia do të zbres në stadiumin Fadil Vokrri, për t’u përballur me Kosovën, me tanët që cilësohen si favoritë në letër.


Përfaqësuesja jonë gjendet në vendin e tretë me dy pikë, derisa moldavët kanë vetëm një, dhe dy skuadrat kërkojnë fitoren për të qëndruar në Ligën C edhe në edicionin e ri.

Moldavia është në dijeni se i pret një takim i vështirë, derisa kanë publikuar një video nga arritja në Prishtinë.

Tashmë mysafirët kanë kompletuar stërvitjen e fundit në Fadil Vokrri, para fillimit të ndeshjes, ndërsa për dallim nga Kosova që edhe me një barazim mund të qëndrojë në Ligën C, atyre u duhet detyrimisht fitorja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme