Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për ” rastin e degradimit të KEDS-it”, shkruan Ekonomia Online.
Ai tutje ka shtuar se qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.
Postimi i plotë:
Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.
Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.
Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.
Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.