Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka quajtur “aksion simbolik për punëtorët”, gjuajtjen me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, nga anëtarët e partisë së tij.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar Molliqaj, duke bashkangjitur videon nga aksioni.